Tension ka shkaktuar deklarata e presidentit të Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, për të ndërprerë të gjitha procedurat penale kundër personave nga pushteti dhe opozita. Ai tha se kjo shërben për ruajtjen e interesave nacionale dhe shtetërore, ndaj ai këtë e sheh si mënyrë për dalje nga kriza politike.
Me këtë vendim ai ka amnistuar politikanët më të lartë të VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së. Ivanov i ka amnistuar nga veprat penale ish-shefin e policisë sekrete, Sasho Mijallkov, ish-ministren Gordana Jankullovska, Kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev dhe ish-ministrin e Brendshëm në vitin 2001, Ljube Boshkovski.
Në këtë listë të amnistimit gjendet edhe ish-ministr i Transportit, Mile Janakievski. Kjo falje publike nga ana e Presidentit të shtetit, Gjorge Ivanov, ka shkaktuar një tronditje të madhe në Maqedoni, për shkak se këtu falen vetëm maqedonasit dhe asnjë shqiptar.
Para godinës së qeverisë dhe asaj së Presidentit në Shkup kanë dalë qindra protestues që kundërshtojnë vendimin.