Grida Duma humbi në zgjedhje për të marrë Bashkinë e Durrësit, por ajo sot është nderuar me çmimin si “Gruaja e vitit”, për 2015-ën.

Çmimi është dhënë nga koalicioni për gratë dhe të rinjtë në politikë, në bashkëpunim me shtëpinë e të drejtave të njeriut.

Çmim ka marrë edhe Eni Çobani, si “Gruaja e vitit në gazetari”. Juristja u bë e njohur për publikun e gjerë me programin “Shihemi në gjyq”.