“Një mashkull që e trajton të dashurën si princeshë, do të thotë që është rritur nga një mbretëreshë”, është mesazhi që ka shkruar Tuna në një foto të postuar në rrjetet sociale, e cila e vazhdon vetë më tej shprehjen, duke shtuar se “nëse ai nuk e bën këtë gjë, atëherë ju vazhdimin e dini vetë”. Duket se këto fjalë tingëllojnë për Cosmanin. Edhe pse  nuk ka bërë asnjë deklaratë publike dhe asnjë komenti, duket se çifti është ndarë. 

Tuna dhe Cozman patën një shkëputje verën e vitit të kaluar për t’u rikthyer dhe për t’i dhënë edhe një mundësi njëri-tjetrit vetëm pak muaj më vonë. Kjo është hera e dytë që çifti janë ndarë dhe sipas mediave, ka gjasa të jetë përfundimtare.