Në qoftë se ndonjëherë e keni provuar avokadon, atëherë sigurisht e dini se sa është i butë e i shijshëm, por jemi të sigurt edhe se keni shumë pyetje për atë se si ta zgjidhni e ta përgatitni.

1.  Si ta zgjedhësh një avokado të përsosur?

Avokado i pjekur është i butë kur e shtypim lehtas, dhe duhet ngrënë të njëjtën ditë. Në qoftë se nuk keni mundësi ta hani të njëjtën ditë, mund ta lini në frigorifer për të ngadalësuar procesin e pjekjes.

2.  Si ta shpejtosh procesin e pjekjes?

Keni blerë avokado i cili është  fortë si guri, e nuk mund të prisni një javë për t’u pjekur? Provojeni këtë truk – vëreni në qese letre të mbyllur bashkë me një banane apo mollë. Etileni nga molla a banania do t’i ndihmojë avokados të piqet më shpejt. Lëreni qesen në dritare një ditë dhe avokado juaj do të jetë i gatshëm për konsum.

3. Si të ndahet avokado nga bërthama?

Në qoftë se nuk e keni bërë më parë, pastrimi i avokados  mund të duket si provim i vërtetë. Por vetëm trimërisht, gjithçka duhet bërë është një thikë e mprehtë dhe avokado i pjekur. Priteni vertikalisht gjatë tërë avokados, përmes lëkurës e mishit, por jo edhe bërthamën. Tash thjesht rrotullojini dy gjysmat dhe avokado do të përgjysmohet. Për ta ndarë bërthamën, mëshojani lehtas me teh të thikë (ashtu që thika të mos ngulet në bërthamë), rrotullojeni thikën dhe bërthama do të duhej të ndahet.

4. Si të pritet avokado?

Me thikë të vogël për qërim bëni prerje horizontale e vertikale, por keni kujdes të mos e preni edhe lëvoren! Tani thjesht kthejeni lëvoren përmbys dhe kubet e avokados do të duhej të bien vetë.

Avokado është i gatshëm, tani vetëm duhet ta vëni në ndonjë gjellë të shijshme.