Që kur lindi invalid, e përfitonte të drejtën e ndihmës nga shteti për këtë kategori. Edhe 10 vjet në kohën e demokracisë e përfitoi. Është një qytetar nga Kruja, i cili denoncon kreun e bashkisë së Krujës Artur Bushi, si personin përgjegjës për prerjen e pensionit të invaliditetit.
“Veti i gjashtë në shtëpi, me 15 mijë lekë rrogë ku punon gruaja pa siguracion. Mua, në kohën e Enverit që nuk kishte korrupsion ma dhanë të drejtën e invaliditetit. Tani në demokraci ma hoqën. Shkova te kryetari i bashkisë, dhe nuk më priti. Kush të pret këtu, për fukarain nuk mendon njeri. Shiko si jam, a mund të punoj me këto duar?”, thotë ai.
Vetëm 1.1% të ndihmës ekonomike në rang vendi zë qarku i Durrësit. Të varfrit e vërtetë janë hequr nga listat, atje janë hequr edhe invalidët e shtresat e tjera, që të drejtën e kanë fituar para viteve ‘90, kur korrupsioni ka qenë pothuajse zero. Ashtu si bashkia e Durrësit, edhe ajo e Krujës dhe Shijakut i kanë pastruar të varfrit nga listat për të përfituar qoftë edhe “lëmshe” nga qeveria.
K.H.





