Ushtari profesionit Gerald Baramuça, i cili i shpëtoi aksidentit tragjik të 6 prillit në liqenin e Shkodrës, ka deklaruar se nuk kujton asgjë nga ngjarja. E konsideruar si një nga të dhënat kyçe që do të ndihmonte në zbardhjen e aksidentit tragjik të 6 prillit, dëshmia e të mbijetuarit, ushtarit profesionist Gerald Baramuça nuk ka dhënë asgjë të re për hetimin.

Baramuça u ka thënë oficerëve të policisë gjyqësore që kanë shkuar për ta marrë në pyetje në ambientet e spitalit të Traumës, se nuk mbante mend asgjë çfarë kishte ndodhur.

Më parë marrja e tij në pyetje është refuzuar edhe nga mjekët, për shkak se ishte në gjendje shoku.

Nga ana tjetër Prokuroria po sheh mundësinë për të dërguar në Gjermani për çkodim kamerën regjistruese të helikopterit.

Për hetimin e ngjarjes, krahas Prokurorisë së Shkodrës është angazhuar edhe Prokuroria e Tiranës.