Një histori e trishtë vjen nga Vlora. E moshuara në foto ka qëndruar 3 ditë pa bukë sepse nipi i ka vjedhur pensionin dhe 5 pulat e gjyshes dhe më pas e ka kërcënuar se do ta hidhte nga shkallët. Rasti i transmetuar nga televizioni “Real Tv” në Vlorë ka prekur edhe vetë gazetaren Sajmira Selamaj. Kolegu i saj, Enrik Mehmeti e bën publik në rrjetet sociale historinë.
“Kjo gjyshe ka tre ditë që ha bukën thatë për shkak se nipi i ka vjedhur pensionin dhe 5 pulat me të cilat ushqehej ….Kur iu ankua te birit iu përgjigj se duhet ta linte të qetë ndërsa kur i kërkoi nipit t’i kthente të paktën lekët, përgjigja që kishte marre ishte: të rrinte mire se do e hidhte nga shkallët. Pas trajtimit të rastit mediatikisht njoftuam dhe organet përkatëse, të cilat nisën nga puna menjëherë për të shoqëruar nipin e saj”, bën të ditur gazetari.