Shqetësoheni shpesh nga kërcitja e takave, apo nga përtypja e ushqimit nga një tjetër person? Kujdes! Ju vuani nga ‘Misofonia’ ”, ose çrregullimi “4s” (soft sound sensitivity syndrome). Misofonia nuk është kategorizuar akoma nëse është një çrregullim neurologjike, audiogjike apo psikiatrik. Ajo që dihet me siguri është që deri më sot nuk ka ndonjë kurë e cila trajton ose parandalon përhapjen e saj.
Në vitin 2014 janë kryer disa studime ku kanë arritur në përfundimin se njerëzit që vuajnë nga misofonia kanë ndjenja të forta negative të cilat shfaqen kur dëgjojnë zhurma, kryesisht kur ato vijnë nga aparati i gojës (psh. përtypje, përplasje buzësh etj). Ky lloj “revoltimi” shfaqet kur tingulli vjen në mënyrë të përsëritur. Për shembull, përplasja e buzëve lëshon të njëjtin tingull në mënyrë të vazhdueshme.
Edhe pse të vetëdijshëm për këtë sëmundje, këto persona nuk mund ta parandalojnë këtë ndjesi.