Në Shqipëri nuk jetohet aq lehtë. Në një raport të “GoBangkingRates’, Shqipëria renditet e 27-ta për nga shtrenjtësia, ndërsa Kosova renditet e treta si shteti më i lirë ku njerëzit mund të jetojnë.

Kjo analizë është bërë nga katër faktorë:

Fuqia e blerjes lokale: Kjo bën matjen e fuqisë relative të blerjeve në atë shtet, krahasuar me New York Cityn. Një fuqi më e ulët e blerjeve bën blerje më të vogla, ndërsa një fuqi më e madhe bën blerje më të mëdha.

Lista e qirave: Bën krahasimin e çmimeve të qirave në një shtet me ato të New York City.

Tregtia e ushqimit: Krahason çmimet tipike të sendeve ushqimore në shtet me ato të New York City.

Lista e çmimeve të konsumatorit: Bën krahasimin e çmimeve të shërbimeve lokale – duke përfshirë restorantet, dyqanet dhe mjetet e transportimit – me ato të New York Cityt.

Në bazë të këtyre standardeve, Shqipëria është renditur e 27-ta. Shqipëria ka fuqinë e blerjes lokale 58,8% më të ulët në krahasim me New York-un, qiraja është 90.8% më e ulët, ushqimet janë 72% më të lira, dhe shërbimet lokale janë 64.4% më të lira.

Në artikullin e publikuar edhe nga Syri.net thuhet se Shqipëria është një vend evropian e vendosur në veri të Greqisë dhe me një popullsi prej 3 milionë. Industritë më të mëdha të vendit janë ushqimore, produktet e duhanit, tekstile dhe veshje. Edhe pse vendi ka një fuqi më të ulët lokal blerëse se sa shumica e 50 vendeve, Shqipëria ofron çmime të ulëta për sende ushqimore, me qira dhe të konsumit të shërbimeve ose mallrave, me kosto për të gjitha këto që arrin në rreth $ 630 në kryeqytetin e vendit, Tiranë.

Ndërsa Kosova është renditur e 3-ta në këtë listë. Kosova ka fuqinë e blerjes lokale 33.8% më të ulët në krahasim me New York-un, qiraja është 91.5% më e ulët, ushqimet janë 75.8% më të lira, dhe shërbimet lokale janë 72.6% më të lira.

Në artikull shkruhet se “Kosova, me popullsinë 1.9 milionë banorë, ka punimet në miniera dhe materialet për ndërtim si dy industritë më të mëdha në vend. Kur bëhet fjalë për çmimet, Kosova është vendi më i lirë për ushqimet dhe të mallrave për konsumim. Në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë, shpenzimet për një person janë vetëm 324 dollarë për muaj. Çmimet e qirave janë po ashtu të lira, dhe kushtojnë vetëm 275 dollarë në muaj për një apartament me një dhomë fjetje”.