Emigrantët janë përleshur me policinë e Maqedonisë mbrëmjen e së dielës, pasi ata nuk ishin lejuar ta shkatërrojnë barrikadën me tela ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë në vendkalimin kufitar Idomeni.

“Rel” raporton se policia ka përdorur gaz lotjsellës dhe plumba gome për t’i kthyer prapa emigrantët, që ishin përgjigjur me hedhje gurësh kundër policisë.

Organizata “Mjekët pa Kufij” tha se vullnetarët mjekësorë në terren u dhanë ndihmë mjekësore afro 300 personave, pasi kishin probleme me frymëmarrjen nga gazi lotsjellës dhe lëndimet nga plumbat e gomës. Së paku, 6 të lënduar janë dërguar në spital.

Policia e Maqedonisë tha se 23 policë janë lënduar, 5 prej të cilëve me lëndime serioze.