Pas 4 ditësh nga tragjedia në liqenin e Shkodrës nxirret nga thellësia helikopteri. Pjesët e tij dolën pasditen e sotme në breg dhe janë marrë nga grupi hetimor, i përbërë nga punonjës të policisë, prokurorisë, ushtrisë, ekspertë të huaj dhe përfaqësues të firmës ku u blenë helikopterët nga Ministria e Mbrojtjes. Mësohet se është siguruar edhe kamera e helikopterit, prej së cilës pritet të zbardhen pamjet e fundit para se të vdisnin dy pilotët Florian Delia dhe Dorian Hoxha, si dhe u plagos Gerald Baramuça.
Nga Prokuroria e Shkodrës ka nisur hetimi për shkelje të rregullave të fluturimit.





