Durrsakët janë të fundit në listën e personave që marrin ndihmë ekonomike. Shifrat e INSTAT e tregojnë këtë. Sipas të dhënave të fundit, rezulton se vetëm 1.1 e numrit të përgjithshëm të nevojtarëve janë nga Durrësi.
Në rang vendi janë gjithsej 79.500 familje që marrin nga institucionet vendore asistencë. Ajo varion nga 8 mijë lekë më e larta, ndërsa mesatarja 4500 lekë, raporton Top-Channel. Listën e kryeson Elbasani, më pas Kukësi, por edhe Korç a në juglindje.
INSTAT nuk bën analizë se përse është kjo shpërndarje, por ajo që shihet është se, jo gjithmonë numri i popullsisë është në raport të drejtë me nivelin e mbështetjes sociale. Dhe si shembull mund të merren Elbasani dhe Durrësi, me popullsi të përafërt, por në distanca ekstreme përsa i përket familjeve me ndihmë ekonomike.