Rruga në rikonstruksion e sipër në Plazh ka ngritur në protest 300 aktivistë të Aleancës Kuqezi. Ata kanë bllokuar rrugën, duke hedhur bomba tymuese dhe duke prishur rrethimin nga punonjësit e firmës. Kreu i AK-së, Kreshnik Spahiu deklaron se, “Rrugët qepen në dimër dhe shqepen gjatë verës. Para 6 muajsh u inagurua rrugë e re me 10 milionë euro shpenzim. Terrorizmi urban po shkatërron turizmin shqiptar”.
Nga ana tjetër, dhjetëra forca policore po qetësojnë situatën e protestuesve të AK-së.
Portali “Durreslajm” pak minuta më parë publikoi lajmin për një tjetër segment të dëmtuar, në zonën e Currilave, në prag sezoni, për të cilin nuk është marrë asnjë masë.





