Dy pilotët që mbetën të vdekur në aksidentin tragjik në liqenin e Shkodrës u shpallën “Dëshmorë të Atdheut”, por ditën e djeshme ndaj tyre dhe të mbijetuarit nisi hetimi për dy akuza. Prokuroria e Shkodrës ka hapur çështje penale për “shkelje të rregullores së fluturimit ajror” dhe “lëvizje e trupave pa të drejtë”.
Ditën e djeshme u gjet edhe kutia e zezë, e cila ndonëse e dëmtuar, pritet të zbardhë të vërtetën e aksidentin ajror, ku ndërruan jetë Florian Delia dhe Donald Hoxha dhe u plagos Gerald Baramuça.





