Edhe vila e ish-diktatorit Enver Hoxha që ndodhet në zonën e ish-Bllokut, do të hapet për publikun
Lajmin e bëri publik kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, gjatë dëgjesës publike që zhvilloi për planin urbanistik të Tiranës.
“Një nga projektet e afërta kulturore të Bashkisë Tiranë është edhe hapja e vilës së ish-diktatorit Enver Hoxha, në zonën e ish-Bllokut. Do shfrytëzojmë disa hapësira që më parë kanë qenë tabu”, tha Veliaj.
Më parë janë hapur për publikun BunkArt dhe Shtëpia me Gjethe, të cilat kanë pasur një numër të madh vizitorësh.





