Një efektiv i Policisë Rrugore është filmuar duke gjobitur një drejtues automjeti, por për çfarë do ia plotësojë gjobën, këtë e lë në dorën e shoferit.

Polici e pyet qytetarin nëse gjobën e do për përdorim celulari në kohën që është në timon apo për parkim të gabuar.

“Si e do gjobën? Për celular apo për parkim?  Po të pyes në mënyrë shoqërore”, thotë polici. 

“Ti zbato ligjin, zotëri. Mos më pyet mua”, ia kthen qytetari, i cili edhe e ka filmuar punonjësin e policisë.

Video u publikua nga “Top Channel”.