Loja misterioze me fansat duket se po i pëlqen gjithnjë e më shumë VIP-ve tonë. E para ishte Viola Spiro e cila në çdo foto publikonte vetëm siluetën e të dashurit, më pas ishte Rozana Radi e cila publikoi vetëm dorë, e tani vjen Adelina Tahiri e cila tregon një foto të saj së bashku me ‘ të dashurin’, me kurriz.
Duket se në këtë mënyrë bukuroshet ngjallin më shumë kureshtjen e fansave të tyre.
E ndërkohë komentuesit kanë aluduar se ai është Cosman.





