Ashtu si shumë personazhe të njohur edhe Aurela Hoxha ka zgjedhur Maldive për të bërë disa ditë pushime. Sikundër është mësuar me ‘thashethemet’ e medieve rozë, ajo nuk lë vend për një gjë të tillë.
Personi i veçantë që e ka shoqëruar këtë radhë moderatoren është mikesha e saj, modelja Dorina Gegiçi. Dy bukuroshet kanë postuar video dhe foto nga destinacioni përrallor i pushimeve.
Fashionistia e mirënjohur që pas ndarjes nga bashkëshorti nuk ka krijuar ende një lidhje të re, të paktën aq sa dimë ne.





