Gjithnjë ka dashur të mos bëjë publike jetën e saj privatë, por të kuiozojë fansat duket se i pëlqen. Me një foto të publikuar së fundmi duket se Rozana ka pranuar lidhjen e saj të dashurisë.

Por edhe pse e zbuloi lidhjen ajo ka publikuar vetëm dorën e tij, duke luajt kështu lojën ‘kukafshehti’ me publikun. 

Një pjesë e komenteve në foton e publikuar janë të mendimit që Rozi duhet ta bëjë publike lidhjen dhe të dashurin e saj.

Kujtojmë se kohë më parë ajo ishte e lidhur me reperin Mc Kresha, lidhja dhe ndarja e të cilëve bëri bujë të madhe në media.