U bë i famshëm në Top Fest dhe fama e tij vjen vetëm duke u rritur. Por ai nuk është vetëm një këngëtar i mirë dhe një djalë simpatik.  Albani është bashkëshorti që çdo vajzë do donte të kishte. Dedikimet në publik për bashkëshorten e tij, nënën e vajzës së tij të parë, Mirjam Canin, kanë treguar një anë tjetër të Albanit. 

Në një postim në profilin e tij të Facebook-ut ai ka publikuar një fotografi të vitit 2009 ku shfaqet së bashku Miriamin.

“Çdo ditë më shumë në jetë është një bekim, falënderoj Zotin që më bekoi ta kaloj me ty”, shkruan Albani krah fotos.