Për herë të parë studentët e universitetit të Durrësit kanë krijuar shoqatën e tyre jo qeveritare për ndihmë dhe aktivizim studentor, me qëllim promovimin edukativ dhe jo fitimprurës.

Krijimi i kësaj shoqate është bërë në një takim të zgjeruar me pjesëmarrje të studentëve të stafit akademik dhe kandidatëve për postet e larta drejtuese.

Isa Myzyraj, një prej studentëve aktivë të Durrësit, deklaroi se objektivi i krijimit të kësaj shoqate ka dy objektiva, në organizimin studentor që ka munguar deri tani, dhe në bashkëpunimin student – staf akademik – Rektorat.

Edison Balaj, në rolin e organizatorit, bëri me dije se anëtar i kësaj shoqate mund të jenë jo vetëm studentët, por edhe qytetarët durrsakë që e shikojnë veten të përfshirë në këtë mision.

Ndiqni deklaratat e studentëve. 

K.H.