Në klasën e V B të shkollës “Neim Babameto” në Spitallë, vendi i një banke qëndron bosh prej rreth 3 muajsh, ndërsa të gjithë nxënësit luten që shoku i tyre të ulët sërish në vendin e tij. Janë nxënësit e klasës së Klorian Pokës, që vuan nga një sëmundje e rëndë, ndërsa prindërit e tij nuk kanë mundësi financiare.

Brikena është shoqja e bankës së 13-vjeçarit, e cila thotë se Kloriani u mungon të gjithëve.

Rolandi është shoku i tij i ngushtë, që bënin jo vetëm shkollën, por edhe rrugën të dy bashkë. “Të gjithë nxënësit e klasës dhe mësuesi kujdestar, i kemi shkuar për vizitë në shtëpi, dhe kemi ndihmuar familjen e tij me çfarë kemi pasur mundësi. Familja e tij është e varfër, dhe kushdo që ka mundësi ta ndihmojë, ta bëjë këtë”, thotë Rolandi.

Mësuesi Dritan Kushi jep mesazhin se të gjithë e presin në klasë shokun e tyre, dhe ndihma për familjen e tij është shumë e domosdoshme për kurimin e djalit. “Ka tri muaj që nuk vjen në shkollë, dhe ka probleme të rënda sociale familja e tij”, thotë mësuesi.

Në klasë, të gjithë luten për shërimin e vogëlushit. 

K.H.