Zaptimi i trotuareve jo vetëm në Durrës, por në shumë qytete të Shqipërisë nga tavolinat e lokaleve, është një problem shqetësues prej kohësh për këmbësorët.
Në një pjesë të madhe të rasteve, këmbësorët detyrohen të kalojnë në rrugën ku kalojnë automjetet sepse vendi i destinuar për to është zënë nga pronarët e bizneseve.
Kështu është dhe ky rast në qytetin e Durrësit, në rrugën “Kasem Durrësi” pranë ish-rajonit të policisë. Qytetari i shqetësuar e ka dërguar foton te “Jeta osh qef”, duke përdorur ironinë me kryebashkiakun Vangjush Dako.





