Sipas gazetarit Artan Hoxha, gazetarë anglezë që kanë rënë në gjurmët e kompanisë shqiptare të regjistruar në Londër, është mbulesë e një politikani shumë të fuqishëm shqiptar, i cili ka 51 tituj pronësie, me një vlerë prej 70 milionë paund, të cilat janë investuar në zonën A të Londrës, dhe këto prona janë në emrin e një shqiptari nga një rreth i veriut të Shqipërisë.

E gjithë kjo pasuri, sipas Hoxhës, është vënë nëpërmjet bursës së arit në vitet 2002-2003, dhe anglezëve u rezulton se ky është ar i ardhur nga Shqipëria.

Por kush është ky politikan i fuqishëm shqiptar që ka një pasuri të tillë në Londër, prej 70 milionë paundësh e barasvlefshme me 140 milionë dollarë? /Opinion.al