Një episod vërtet aspak i këndshëm ka ndodhur dje me familjen e sulmuesit të Leicester, Jamie Vardy. Vajza 1-vjeçare e sulmuesit të skuadrës së “dhelprave” ka rënë pre e kërcënimeve nga ana e disa tifozëve. Gjithçka ka ndodhur kur e fejuara e Vardy, Becky Nicholson, ka publikuar një foto të vajzës së tyre 1-vjeçare, bashkë me fanellën e Leicester, duke inkurajuar sulmuesin në ndeshjen e djeshme ndaj Southampton. Pak pasi ishte postuar fotoja, kanë ardhur edhe komentet e para e mes tyre edhe një kërcënim për vajzën e vogël.
“Do ta marrim dhe do ta përdhunojmë vajzën tënde”, është komenti i një personi, që ka tronditur jo pak familjen. Këtë koment e ka postuar edhe Vardy për fansat e tij në “Twitter”, duke i kërkuar policisë që të hetojë dhe të dërgojë pas hekurave personin që ka kërcënuar. Policia ka njoftuar se ka nisur një hetim për këtë çështje.





