Parlamenti maqedonas votoi sot kandidatët e rinj për ministra dhe zëvëndësministra të qeverisë së Maqedonisë, të cilët u propozuan nga Bashkimi Demokratik për Integrim. Pasi dhanë betimin solemn, të propozuarit u votuan një nga një me shumicë votash, ndërkaq kundër tyre ishin 30 deputetë të opozitës.

Deputeti i LSDM, Petre Shilegov, paraprakisht njoftoi se kjo parti nuk do t’i përkrahë kandidaturat e reja për anëtarë të qeverisë

Me propozim të Ali Ahmetit, kryetari i BDI, Arbër Ademi është emëruar zëvëndëskryeministër për çështjet evropiane, kurse Festim Halili është emëruar zëvëndëskryeministër për zbatimin e marrëveshjes së ohrit. Valdet Xhaferi do të udhëheqë Ministrinë e Drejtësisë, Pishtar Luftiu do të drejtojë Ministrinë e Arsimit, Driton Kuçi do të shkojë në Ministrinë e Ekonomisë, Bashkim Ahmeti në Ministrinë e Ekologjisë, ndërsa Shyrete Elezi në Ministrinë e Pushtetit Lokal.