Kompania e pajisjeve shtëpiake “Ikea” ka krijuar një aplikacion që ju jep mundësinë të arredoni dhe ndryshoni në mënyrë virtuale pajisjet dhe mobiljet e shtëpisë suaj.
Aplikacioni, i ndërtuar duke përdorur Unreal Engine 4 bga Epic Games, ju bën juve një arkitekt virtual në kuzhinën tuaj për t’i dhënë asaj formën që doni.
Përdoruesit mund të ndryshojnë në përmasa 3D kuzhinën dhe ngjyrat e saj sipas këndvështrimit të të rriturve dhe fëmijëve. Idea e “Ikea”-s është që me anë të këtij aplikacioni t’u ofrojë mundësinë klientëve të saj që të provojnë disa zgjedhje dhe arredime të kuzhinave ideale para se ta arredojnë atë.





