Lulja “Aloe vera” në Egjipt njihet si bima e jetëgjatëisisë. Një pjesë e mirë e amvisave e kanë kultivuar një Aloe vera në shtëpitë e tyre për disa emergjenca të vogla si përshëmbull: nëse na vrasin këpucët apo nëse digjemi.
Aloe vera përmban mbi 200 minerale si: vitmina, enzima, amioacide dhe minerale të tjera që përmbajnë lëndë ushqyese.
Kjo bimë ndikon që organizmi juaj të jetë më imun ndaj viruseve të ndryshme.
Por si ti kpërdorim të mirat e “Aloe vera”?
Aloe, mund të merret direkt nga plantacionet ose atë mund ta gjeni edhe në formë lëngu, të cilin mund ta gjeni në farmaci. Por nuk përjashtohet mundësia për të shtrydhur vetë këtë bimë. Këtë lëng ju mund ta përzieni me ndonjë lëng tjetër të frutave ose thjeshtë ta pini pa e përzier.
Paraprakisht sigurohuni se keni blerë lëng 100% Aloe vera, ky lëng ka një shije të hidhur por efektet e mira të tij janë shumë të mëdha.