Arrin 270 km/h në autostradë, në sfond me muzikë në maksimum. Ky është Armando Vajushi, 25-vjeçari nga Shqipëria, në pronësi të Chievo, i huazuar te Livorno në Serie B. Gjithçka e xhiron me kamerën e celularit të tij, për ta publikuar më pas në profilin e tij në “Instagram”, duke bërë “tag” të dashurën dhe duke shtuar frazën “Diku në zemrën time”.

Vetëm pak orë dhe më pas video hiqet nga profile i futbollistit shqiptar. Por imazhi shokues i shpejtësisë së lartë mbetet e memorizuar në google. Edhe video, ndonëse e hequr nga futbollisti, pas akrobacisë, mbetet ende. Tashmë Vajushi rrezikon një masë të rëndë disiplinore nga ana e klubit të Livornos, që i bashkëngjitet edhe krizës së rezultateve dhe një pozicioni të vështirë në klasifikim.