Porti i Shëngjinit është vlerësuar me çmimin e artë për cilësi, menaxhim, lidership dhe planifikim strategjik nga organizata ndërkombëtare për certifikimin e cilësisë BID Group One.

Ndarja e çmimit është bërë në Gjenevë të Zvicrës, ku merrnin pjesë përfaqësues nga 178 vende të ndryshme të botës.

"Kjo do të thotë  që ne do të kemi një angazhim më të madh në të ardhmen për të bërë të mundur realizimin e të gjitha projekteve dhe të gjitha objektivave që i kemi vënë vetes si qëllim për ta kthyer këtë port në raport të drejtë me historinë , një port me histori shumë të madhe, një port strategjik dhe një port shumë i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë dhe për Kosovën," – theksoi Gjovalin Tushaj, drejtor i Portit te Shëngjinit.