Kastro Zizo njihet për natyrën e tij moskokëçarëse, por ku vjen puna tek familja të gjithë bëhen të ndjeshëm. E kështu është dhe rasti i Kastros, i cili njihet për marrëdhënien e ngushtë me mamanë, e cila pak ditë më parë u nda nga jeta. 

Me fjalë shumë të ndjera,  Kastro i ka dedikuar mamasë, një status që na ka përlotur të gjithëve. “Qenka e vështirë ta shoh jetën pa ty mam. Por e di që nuk vuan më aty ku je…frymën e fundit e ndamë bashkë…dhimbjet s’ti mora dot se të gjitha t’i kisha marrë…më mungon që tani edhe pse nuk isha djali më i mirë për ty! Më fal…” shkruan ai në faqen e tij në Facebook.