Policia e Shtetit ka vijuar edhe këtë fundjavë me planin për rritjen dhe forcimin e parametrave të sigurisë rrugore, ku gjatë 48 orëve në Qarkun e Kukësit janë proceduar penalisht në gjendje të lirë gjashtë persona dhe janë vendosur 46 gjoba.

Gjatë kontrolleve të Policisë Rrugore, janë pezulluar 48 patenta, konkretisht 38 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara në tunelin e Kalimashit, pesë leje drejtimi të pezulluara për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, pesë leje drejtimi të tërhequra për dhënie mjeti për drejtim personave që janë të pa pajisur me leje drejtimi, etj.

Ndërkohë, gjoba u vendosën edhe për shkelje të ndryshme, kryesisht për mosvendosjen e rripit të sigurimit dhe për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të makinës.