“Qytetarët nuk duhet të aplikojnë më shumë se një herë në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe të presin në shtëpi me anë të postës çertifikatën e pronësisë. Nëse punonjësit nuk respektojnë detyrat, masa është largim nga puna pa asnjë paralajmërim,” – tha Ani Dyrmishi, kreu i ZRPP në Durrës, në një mbledhje të zgjeruar me 52 punonjësit e këtij institucioni.
Kreu i ZRPP në Durrës këtë deklaratë e bëri edhe pas mbledhjes, duke dhënë paralajmërimin e fundit për të gjithë punonjësit që sorrollasin popullin, jo me javë, por edhe me muaj. Nëse nuk i mbarohet punë qytetarit brenda afateve kohore, nëse për një dosje qytetari duhet të vijë më shumë se një herë në ZRPP, nëse nuk i kthehet përgjigje me aplikimin e pare brenda afatit të përcaktuar me ligj, punonjësit largon nga puna.
Mësohet se kreu i ZRPP në Durrës ka bërë edhe propozimet për shkarkimin e pesë punonjësve.
K. H.





