Vera po afron e të gjithë kanë problemin me mushkonjat. Në fakt është një grup njerëzish të cilët mushkonjat i kanë më shumë në fokus se disa të tjerë. Ndodh shpesh që disa nuk thumbohen fare nga mushkonjat, disa të tjerë pushtohen nga ato.

Mushkonjat e përdorin erën për të na gjetur. Pasi çdo kush ka baktere të ndryshme në lëkurë, edhe era e lëkurës së njerëzve dallon – që do të thotë se për mushkonjat, era e dikujt mund të jetë më e mirë se e dikujt tjetër.

Nuk janë vetëm bakteret arsyeja; mushkonjat i tërheqë edhe dyoksidi i karbonit në frymëmarrjen tonë, dhe për këtë arsye ato adhurojnë njerëzit që stërviten.

Përveç këtyre, duhet ta dini se mushkonjat janë bartëse edhe të sëmundjeve. Ato mund të bartin malarien, zikan dhe vrasin rreth një milionë njerëz në vit.

Kështu, meqenëse vera po afron, duhet të mbroheni nga mushkonjat dhe ta mbroni edhe familjen tuaj – duke përdorur deodorant të lëkurës kundër tyre.

Për ta kuptuar më mirë pse mushkonjat i thumbojnë disa njerëz, e disa të tjerë jo, shikojeni këtë video: