700 mijë Euro ose 100 milionë lekë ka mundur të mbledhë nga taksa e qytetarëve ALUIZNI në Durrës, si fond për ish-pronarët që presin dëmshpërblim për pronat e zaptuara. Një lajm i mirë, por që nuk dihet si do të ndahet dhe kush do të jenë përfituesit e këtij fondi.

Problematikat që po shoqërojnë qytetarët, në lidhje me dëmshpërblimin, pezullimin e legalizimit të 10 mijë ndërtesave të përjashtuara nga ky proces, problematika e pallateve të reja që nuk u kanë dhënë certifikatë pronësie banorëve, janë trajtuar nga kreu i Agjencisë së Legalizimit e Urbanizimit të zonave informale në Durrës Flamur Gjuzi. 

Gjuzi propozon shfuqizimin e vendimit të Këshillit të Ministrave të vitit 2011, që përjashton nga legalizimi 10 mijë ndërtesa në Durrës, dhe propozon që për apartamentet e reja pa certifikatë pronësie, të zbatohet e njëjta procedurë si në rastin e kullave Hawai në Tiranë.

Ndjekim prononcimin:

K.H.