Kujdestarja 44-vjeçare e Shtëpisë së Fëmijës në Durrës, Dafina Fama, prej dy ditësh është shtruar në spitalin e Durrësit në maternitet. “DurrësLajm” ka siguruar këtë foto, pasi kontakti me të akuzuarën, është i pamundur, pasi gjendjet nën mbikëqyrje 24 orë nga policia. 

Pas urdhrit të prokurorisë për ndalimin e saj, 44-vjeçarja është në mbikëqyrje 24-orëshe të policisë. E akuzuar për dhunë ndaj fëmijës 3-vjeçar, 44-vjeçarja ka përfunduar me kriza në spital dhe është në mbikëqyrje e mjekim. Pacientë të maternitetit të Durrësit, i kanë dërguar këtë foto portalit “DurrësLajm” mesditën e sotme.

Mësohet se në spital, ajo ka shprehur pendesë, madje nuk e ka pranuar të ketë dhunuar vogëlushin jetim, që e kishte në kujdestari të saj. Nuk dihet nëse Fama do të dalë para gjykatës për masë sigurie, apo masa do t’i komunikohet në spital ku edhe qëndron e shtruar prej dy ditësh.

K.H.