Dhëmbët e bardhë janë dëshira e secilit nga ne. Por duhet të mësohemi t’i themi jo ilaçit për zbardhjen e dhëmbëve që mund të gjejmë në farmaci dhe të përdorim produkte të ndryshme shtëpiake si;

Soda e bukës

Soda e bukës njihet si një prej produkteve me më efekt për zbardhjen e dhëmbëve. Përdorimi është shumë i thjeshtë, në vend të pastës së dhëmbëve në furçë vendosni një sasi të sodës së bukës, por sigurohuni se soda të jetë e lagur sepse nëse është e terur mund të dëmtojë smaltin e dhëmbëve. Pasi t’i fërkoni dhëmbët shpëlajeni gojën me më shumë ujë sesa e shpëlani pas largimit të pastës.

Luleshtrydhja

Luleshtrydhet janë të pasura me vitaminën C, një vitaminë që ju ndihmon që dhëmbët tuaj të duken më të bardhë. Këtë metodë mund ta aplikoni duke shtrydhur disa luleshtrydhe, lëngun e të cilave mbajeni për 2-3 minuta në gojë.

Limoni

Limoni në përbërjen e tij ka një “pluhur zbardhues” prandaj shumë njerëz e përdorin për zbardhjen e dhëmbëve. Në një gotë shtrydhni një limon dhe në këtë lëng shtoni pak kripë, këtë masë lëreni të “pushojë” pak. Pastaj shpëlajeni gojën për 3-5 minuta.

Lëvorja e bananes

Kjo lëvore është e pasur me magnez dhe kalium, këta dy përbërës largojnë njollat e dhëmbëve në smalt. Për të pasur efekt kjo metodë thjeshtë fshini dhëmbët dy herë në ditë me lëvoren e bananes për 3-5 minuta.