Kryeprokurori i Shqipërisë, Adriatik Llalla, gjatë një interviste të dhënë për Zërin e Amerikës është shprehur se lajmet që kanë dalë në media për vizitën e tij në SHBA janë spekulative. Gjatë intervistës, Llalla ka shpjeguar edhe mosshkuarjen në SHBA të kryeprokurorit të Durrësit.

VoA: Reforma në Drejtësi, cili është qëndrimi juaj në SHBA?

Kryeprokurori Llalla: Marrim pjesë në një konferencë ndërkombëtare në fushën penale. Shqipëria dhe shqiptarët e cilësojnë të rëndësishme këtë gjë. Kemi marrëdhënie shumë të mira dhe marrëveshje të ndryshme që pritet për t'u ndryshuar me eksperiencë të re, pas viteve 1990. Marrëveshja e ekstradimit me SHBA do të rishikohet. Është një spekulim lajmi që ka dalë, sepse asnjë nga zyra ime nuk ka thënë që vij në SHBA për t'u takuar me FBI.

VoA: Konferenca ku merrni ju pjesë është me pagesë. Pjesëmarrja juaj është si person privat, jurist, apo si kryeprokurori i Shqipërisë?

Kryeprokurori Llalla: Unë jam anëtar i kësaj shoqate. Krahas ardhjes personalisht, kjo konferencë shkon tek 500 dollarësh.

VoA: Kryeprokurori i Durrësit? Mohimi i vizave përfshin edhe prokurorinë. Si është historia e këtij zyrtari të lartë që nuk arriti të marrë vizën?

Kryeprokurori Llalla: Në rastin konkret, prokurori i Durrësit ishte parashikuar të ishte pjesë e delegacionit. Ai nuk u bë pjesë se fillimisht ambasada nuk kishte dokumentacionin e plotë dhe besimin se prokurori nuk kishte besimin se ai do të kthehej në Shqipëri.

VoA: A përbën kjo që të nisni një hetim më në thellësi, kur një zyrtar shkon në ambasadë dhe nuk merr vizën?

Kryeprokurori Llalla: Nëse do të kishim informacion atëherë do të nisnim hetim. Prokuroria është e angazhuar për të pastruar veten. Pak muaj më parë u ndaluan edhe dy prokurorë.

Voa: A ka pasur raste që u është mohuar viza?

Kryeprokurori Llalla: Jo.

VoA: Cili është qëndrimi juaj për Reformën në Drejtësi?

Kryeprokurori Llalla: Prokuroria në fillim ka qenë pjesë e reformës kur e thirri presidenti në 2014. Ne kemi qenë mbështetës të reformës. Kemi marrë pjesë me ekspertët tanë. Tashmë pasi është arritur në përfundim, reforma është dërguar edhe në Komisionin e Venecias.

VoA: A jeni dakord për formën se si do të bëhet prokuroria në të ardhmen?

Kryeprokurori Llalla: Unë kam pasur sugjerimet e mia për këtë draft.

VoA: Të ndalemi tek prokuroria. Të ndalemi tek njëri prej tyre, tek drejtuesi i Task-Forcës, Arenc Çelës. Ka pasur akuza se një i afërm i tij është dënuar si pjesë e një grupi kriminal. Pse duhet të ngrini këtë strukturë?

Kryeprokurori Llalla: Prokurori përkatës ka eksperiencë të gjatë. Është vlerësuar prej meje dhe stafit që të drejtojë strukturën antikorrupsion tek Krimet e Rënda. Ka cilësitë e duhuara, etiko morale për të drejtuar këtë strukturë. Në lidhje me akuzat e tjera, nuk mund të diskutosh për biografinë e të afërmve.

VoA: Korrupsioni?

Kryeprokurori Llalla: Korrupsioni është një problem shqetësues dhe prokuroria ka bërë hetimet e saj. Ka nisur hetim edhe për të gjithë zyrtarët, deri edhe tek një ministër.

VoA: Përse duhet t'i bjerë në sy mënyra e jetës ambasadorit dhe nuk i bie në sy më parë prokurorisë?

Kryeprokurori Llalla: Prokuroria ka një institucion për hetimet e deklarimeve të pasurisë. Nëse një zyrtar i caktuar nuk e justifikon pasurinë. Këtu nuk jam për të mbrojtur ndonjë person të caktuar, por nuk mund të niset nga një unazë apo orë. Ne kemi nisur hetime kryesisht.

VoA: Bankieri Santo dhe Albpetroli?

Kryeprokurori Llalla: Rasti i vrasjes së Artan Santos është ende paautor dhe vazhdojnë hetimet në bashkëpunim me policinë.

VoA: Albpetroli? Ka disa vite që dështoi privatizimi dhe duhej të depozitoheshin 85 mln dollarë?

Kryeprokurori Llalla: Është një çështje, penale dhe civile. Ekziston edhe pengesa e bashkëpunimet mes institucioneve shqiptare.

Marrë nga buletini televiziv i "Zërit të Amerikës"