Kapet dhe arrestohet një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “trafik i narkotikëve” dhe “pjesëmarrje në grup kriminal”, i dënuar me 30 vite burg. Burimet zyrtare policore në Tiranë bëjnë të ditur se u bë i mundur finalizimi me sukses i operacionit ” Yzberishti”, ku u bë kapja e shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar L. Sh., 42 vjeç, banues në Kavajë.

Mësohet se, në bazë të informacioneve të siguruara, falë një punë të mirëorganizuar, në zonën e quajtur Yzberisht, në Tiranë, u bë e mundur kapja e këtij shtetasi, i cili është shpallur në kërkim me datë 14.01.2016 nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana.