Kredia në ekonomi vijoi rënien me bazë vjetore edhe në muajin Shkurt të këtij viti. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, bankat e nivelit të dytë dhanë afro 12,3 miliardë lekë më pak kredi në ekonomi, në Shkurt 2016, krahasuar më të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërsa në raport me Janarin 2016, kredia ka shënuar rritje me afro 1.1 miliardë lekë.

Ndryshe nga bizneset, kredia për individët ka shënuar një rritje të lehtë. Portofoli i saj u rrit me afro 1 miliardë lekë.

Ky është muaji i dytë që kredia në ekonomi është në rënie. Në Janar, kredia në total ra me 14.4 miliardë lekë. Hezitimi i bankave për të dhënë kredi tek bizneset lidhet me nivelin e lartë të kredive me probleme që kanë në bilancet e tyre, kryesisht nga bizneset e mëdha. Kjo pasiguri në kthimin e borxhit, referuar shifrave, i ka bërë bankat të jenë më dorështrënguara në dhënien e kredisë.