Edhe pse me një axhendë të ngjeshur kryeministri i Shqipërisë e gjen gjithnjë kohën për ti shijuar rrezet e ngrohta të diellit.
Ai është fotografuar nga 'BalkanWeb' teksa lëviz i vetëm në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, por jo shumë larg tij, ecin edhe truprojat, një prej tyre femër.
Vëmendjes së kryeministrit të Shqipërisë nuk i kanë shpëtuar edhe një grup nxënësesh, të cilat i ka përshëndetur edhe me një buzëqeshje.





