Turqia preket sërish nga sulmet terroriste, pasi sot një shpërthim ka ndodhur pranë një stacioni autobusësh, në Diyarbakir, në lindje të vendit. Mediat vendase raportojnë se shpërthimi ka qenë i fuqishëm, ku për pasojë të paktën 14 persona mbetën të plagosur, përfshirë edhe një roje të sigurisë.

Shumë ambulanca janë në vendngjarje, ndërsa forcat policore kanë bllokuar zonën dhe kanë vendosur perimetrin e sigurisë, duke nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen. Kjo zonë konsiderohet si një vend me popullsi me shumicë kurde.