Pritshmëria e lartë e jetëgjatësisë në Japoni është e lidhur ngushtë me dietën e shëndetshme të kombit, thotë një studim i ri. Popullsia e vendit ishullor ka një prej vdekshmërive më të ulëta në botë dhe ushqehet me një dietë të veçantë karbohidratesh, perimesh, frutash, mishi e peshku.

Një dietë e tillë eviton yndyrnat e shumta, ushqimet e procesuara duke i dhënë përparësi karbohidrateve nga orizi dhe perimet organike. Në vitin 2005 qeveria e vendit kishte parashtruar dietën e rekomanduar për kombin, teksa një dekadë më vonë një grup studiuesish në Tokio po analizonin sesi kishte ndikuar kjo në ratat e vdekshmërisë.

Grupet analizuan pyetsorët mbi ushqimin dhe stilin e jetesës nga 36,624 burra dhe 42,920 gra me moshë midis 45 e 75 vjeç, të cilët nuk kishin histori sëmundjesh të rënda apo të gjakut, duke i ndjekur ata për rreth 15 vjet.

Kërkuesit thanë se ata që kishin ndjekur udhëzimet kishin ulur me 15 për qind vdekshmërinë  e tyre duke qenë më pak të prekur nga sëmundjet kardiovaskulare. Studimi thoshte: “Zbulimet tona sugjerojnë se konsumi produkteve si drithërat, perimet, frutat, mishi, peshku vezët, soja, bulmetet dhe pijet alkoolike ndihmojnë në shtimin e jetëgjatësisë duke ulur riskun e sëmundjeve kardiovaskulare.

James Di Nicolantonio, studiues kardiovaskular që nuk ishte i përfshirë në studim, thoshte se “ne mund të mësojmë nga dieta japoneze pasi shëndeti varet shumë prej ushqimit të mirë dhe stërvitjes fizike.”