Në kampin grek të Pireut ku ndodhen 5800 refugjatë, ka ndodhur një përleshje e cila ka zgjatur 2 orë. Janë përfshirë 300 persona të kombësive të ndryshme, por kryesisht sirianë dhe afganë, të cilët janë goditur me gurë, shishe, thika e objekte të tjera.
Mësohet se dy prej shtatë të plagosurve janë në gjendje të rëndë. Policia ka ndërhyrë për të vënë situatën në kontroll.