Nga 1 prilli, Serbia pritet të njohë të gjitha diplomat, që nga niveli fillor deri tek ai i doktoraturës, të dhëna nga institucionet e Republikës së Kosovës. Lajmi është konfirmuar për mediat kosovare nga Arjeta Rexhaj, këshilltare e ministres për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri.
“Nga negociatat e fundit në Bruksel të zhvilluara para një jave lidhur me këtë çështje, është arritur që marrëveshjet e realizuara prej pesë vjetësh lidhur me njohjen e diplomave, të fillojnë së zbatuari nga 1 prilli 2016”, tha Rexhaj.
Sipas saj, duke filluar nga data 1 prill 2016 do të njihen edhe të gjitha diplomat që nuk janë njohur prej pesë vjetësh.