Këto gjëra, do ishte mirë të mos i bënit para se të flini:
1- Mos përdorni asnjë lloj teknologjie dixhitale, si telefona apo TV.
2- Mos merrni ilaçe që ju ndihmojnë për të fjetur, përveç rastit kur jeni diagnostikuar me pagjumësi.
3- Mos pini alkool.
4- Mos punoni në shtrat apo në dhomën e gjumit. Ekspertët ju këshillojnë t’i ruani dhomat e gjumit ekskluzivisht për të fjetur dhe për seks.
5- Mos konsumoni kafeinë pas orës 5 të pasdites.
6- Mos hani ushqime që përmbajnë yndyrna.
7- Mos bëni ushtrime apo fizkulturë.