Eksportet shqiptare ranë në shkurt për të nëntin muaj me radhë, duke vendosur kështu një rekord të ri me performancë negative. Të dhënat e fundit zyrtare nga Instituti i Statistikave tregojnë se muajin e kaluar, kompaninë shqiptare eksportuan në tregjet e huaja 17,56 miliardë lekë mallra, me një rënie prej 4,5% krahasuar me një vit më parë. "Ulja vjetore e eksporteve prej 4,5% këtë muaj është ndikuar kryesisht nga grupet "minerale, lëndë djegëse, energji elektrike" me -12,9%, "materiale ndërtimi dhe metale" me -2,7%, si edhe "makineri, paisje dhe pjesë këmbimi" me 2%," – raportoi INSTAT.
Ky është muaj muaji i nëntë me radhë që eksportet shqiptare rrudhen në terma vjetorë, çka përbën një seri të paprecedentë negative në shkëmbimet tregtare me jashtë. Në total, si dymujor, për periudhën janar-shkurt të këtij viti, eksportet kanë rënë me 6,1% krahasuar me vjet, nga 36,1 miliardë lekë që ishin në 33,9 miliardë këtë vit.
Ndryshe nga eksportet, importet e mallrave të huaja drejt Shqipërisë kanë shënuar ecuri pozitive. Sipas INSTAT, në shkurt importet u rritën me 6,8% në vlerë krahasuar me shkurtin e vitit të kaluar.