Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik të Kosovës, Blerand Stavileci, do të nënshkruajnë deklaratën e përbashkët që rrjedh nga takimi i fundit i Komitetit Drejtues për krijimin e tregut të përbashkët të energjisë elektrike, Kosovë-Shqipëri.
Në një komunikatë për media të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik në Kosovë, thuhet se nënshkrimi i deklaratës bëhet ditën e mërkurë në orën 10:00 në Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë në Tiranë.
Deklarata e përbashkët është rezultat i punës së Komitetit Drejtues, ku diskutohen zhvillimet e fundit në kuadër të krijimit të tregut të përbashkët të energjisë.