Një sherr që ka ndodhur në një nga urbanët e linjës Durrës-Plepa, është bërë publike nga një qytetare e Durrësit te faqja e Olti Currit.

Sipas qytetares në fjalë, ajo ka qenë në urban teksa kthehej nga puna dhe autobusi ishte i mbushur plot me pasagjerë. Pranë saj ishte dhe një grua shtatzënë 7 ose 8-muajshe e cila qëndronte më këmbë, ndërkohë që disa adoleshentë kishin zënë sediljet. Kur kjo zonjë i kërkoi që ata t’ia lironin një vend gruas shtatzënë, aty plas debati me fjalë të pahijshme, dhe situata agravon deri në përplasje fizike.

Gruaja shtatzënë qëllon me shpullë djalin që i thotë fjalë të ndyra, dhe ai tenton t’ia kthejë. Është dashur ndërhyrja e fatorinos, që t’i nxjerrë jashtë adoleshentët e pasjellshëm dhe me një fjalor banal.

Lexoni ngjarjen e treguar nga dëshmitarja: