Një aksident automobilistik është shënuar të dielën, në Porto Recanati, Itali, me pasojë plagosjen e 4 personave, njëri prej të cilëve shqiptar.

Mediet italiane raportojnë se 4 të plagosurit janë dërguar në spital, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë. Ndërsa për të aksidentuarin shqiptar bëhet e ditur vetëm mosha, 25 vjeç.

I riu shqiptar drejtonte një nga makinat e përplasura, ndërsa në mjetin tjetër ndodheshin tre italianët.